Donjeta Sadiku gati për Kampionatin Evropian
Lexohet për: 1 min.
donjeta sadiku
2 vite më parë
Linku u kopjua

Medalistja botërore në boks, në kategorinë 60 kilogramë, Donjeta Sadiku se bashku me selektorin Faton Xhakli dhe trajneren Marjola Sallauka, nesër, më 12 tetor 2022 udhëtojnë  në Kampionatin Evropian për seniore qe mbahet ne Budva (Mali i Zi) nga data 14-23 tetor.

Sipas trajneres Marjola Sallauka, Donjeta është në formë të mire dhe e përgatitur maksimalisht për keëë kampionat evropian. Ajo shpreson dhe beson se nga ky kampionat evropian Donjeta do të kthehet si kampione me medalje të artë.

Duhet cekur se boksierja Sadiku ka qenë kampione evropiane juniore dhe nënkampione e Evropës për të reja dhe këtë vit presim që Donjeta të kurorëzohet me titullin e kampiones së Evropës dhe me medaljen e artë edhe si seniore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025