Donacionet për eliminimin e minave, Osmani ndan mirënjohje për nxënësit
Lexohet për: 1 min.
436317491_470516272303700_5754461669328278531_n
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas ka takuar një grup nxënësish dhe mësimdhënësish nga “Imagine International Academy”, të cilët ndër vite kanë grumbulluar donacione për eliminimin e minave në Kosovë.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me organizatën HALO Trust, duke u fokusuar në heqjen e minave të vjetra tokësore në Kosovë. Gjatë këtij takimi presidentja Osmani i ka falënderuar për kontributin dhe në shenjë mirënjohjeje ua ka ndarë një mirënjohje.

Ndryshe, presidentja Osmani po vazhdon vizitën e saj disaditore në SHBA, ku  Republika e Kosovës këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë në Dallas të Teksasit për t'i thelluar raportet me SHBA-në dhe shtetet pjesëmarrëse nga kontinenti afrikan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024