Dokumentari “Half Time”, i cili jep një pasqyrë të re në karrierën e J. Lo-së, por që flet edhe për jetën e saj private, nga 14 qershori do të shfaqet në Netflix.
Premiera e dokumentarit u shfaq më 8 qershor në Festivalin e Filmit Tribeca.
Dhe ndërsa presim historinë e J. Lo në Netflix, me regji të Amanda Michell, është mirë të kujtojmë dokumentarët më të mirë që trajtonin yjet më të mëdhenj të muzikës të të gjitha kohërave.
I pari në listë është Martin Scorsese, i cili në asnjë moment të punës së tij filmike nuk e fshehu se sa shumë i do Rolling Stones, sepse janë këngët e tyre që rezonojnë nga filmat e tij.
Megjithatë, shumë do të thonë se dokumentari i tij më i mirë muzikor është "The Last Waltz", në fakt një rekord i koncertit të fundit të kultit The Band më 1976 në San Francisko.
Përveç kësaj, Scorsese kishte “gishtat” e tij në një tjetër dokumentar të famshëm të vjetër, dhe bëhet fjalë për “Woodstock” të vitit 1970.