Dogana ndalon në Han të Elezit produkte të padeklaruara që dyshohet se rrezikonin shëndetin
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dogana ndalon në Han të Elezit produkte të padeklaruara që dyshohet se rrezikonin shëndetin
Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për importimin e produkteve të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve rutinore është ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas turk. Gjatë intervistimit, drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për t’i deklaruar.
Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar të automjetit, zyrtarët doganorë zbuluan produkte të padeklaruara, përfshirë 10 copë Elasty G PLUS (produkte për kujdes ndaj lëkurës) dhe 20 copë Masport 500.
Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë procedurat në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dogana theksoi se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, duke parandaluar hyrjen në treg të produkteve të padeklaruara dhe të pakontrolluara, si dhe duke luftuar tregtinë e paligjshme.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.