Dogana dhe Posta e Kosovës lehtësojnë qarkullimin e dërgesave postare
Biznes
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovë, Agron Llugaliu  dhe kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci të premten kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, që ka për qëllimi vendosjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve për të thjeshtëzuar dhe përshpejtuar procedurën doganore.

Në njoftimin e Doganës thuhet se memorandumi do lehëtsojë pranimin dhe dërgimin e dërgesave në qarkullimin postar ndërkombëtar të cilat transportohen përmes rrugëve tokësore (rrugore dhe hekurudhore), ajrore dhe të ofroj siguri në mbledhjen e të hyrave dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara.

“Nga tani e tutje kjo procedurë do t'u mundësojnë personave fizikë dhe sipërmarrësve që të zhdoganojnë dërgesat e tyre më shpejt dhe me kosto më të lirë gjatë importit dhe eksportit, si dhe të marrin informacion për statusin e dërgesave që dërgojnë, apo i pranojnë në mënyrë më të mirë dhe më efikase”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Sipas njoftimit, pikat kryesore të memorandumit do të mundësojnë avancim e procedurave dhe zbatimin e praktikave më të mira për persona fizikë, dhe sipërmarrësve përmes: zhdoganimit të dërgesave të tyre më shpejt, më lirë dhe më sigurt, gjatë importit dhe eksportit, si dhe të marrin informacion për statusin e dërgesave që i dërgojnë apo presin në mënyrë më të mirë dhe më efikase: marrja e dërgesave postare nga jashtë, dërgimi i tyre jashtë vendit, transferimi i dërgesave ndërmjet DK-se dhe PK-se si dhe çdo veprim tjetër që kryhet në kuadër të procedurës doganore me dërgesat postare  të kryhet nën mbikëqyrjen doganore dhe ne zbatim te masave te kontrollit doganor dhe akteve te Unionit Universal Postar. Po ashtu memorandumi do të mundësojë lehtësimin e tregtisë së ligjshme, mbledhjen e të ardhurave, mbrojtjen e shoqërisë dhe sigurisë, etj. Gjithashtu dërgesat postare të deklarohen sipas legjislacionit doganor dhe postar ndërkombëtar.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
154
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024