Dodë Gjergji: Nënë Tereza është pasuruar shpirtërisht derisa ka ndihmuar njerëzit e varfër
Lexohet për: 2 min.
gjergji-050923
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është kremtuar në Prishtinë mesha solemne e ditës së festës së Shën Terezës, në të cilën u kujtuan veprat e humanistes shqiptare.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, dha mesazhe për paqe derisa përmendi kontributin e Nënë Terezës për të ndihmuar njerëzit e varfër.

Ai e quajti atë “Nëna e botës”.

“Nënë Tereza në gjithë jetën e saj është përpjekur që të jetë e përvuajtur deri sa i ka dhënë një gotë ujë të varfëritë atë gjë  e ka bërë me përvujtërinë më të madhe të njeriut. Ajo u bë zëri më i famshëm dhe më i fuqishëm në shekullin njëzetë, pse, sepse nuk pati frikë se do ta gjykonin të tjerët as se do të humbas mbështetjen", tha Dodë Gjergji.

Po ashtu, Dodë Gjergji u shpreh se kërkesa e Nënës Terezës ishte lutja për njerëzit e varfër edhe kur ajo nuk është më.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

5 shtatori shënon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, misioni i së cilës ishte jeta në shërbim të të tjerëve.

Shtatë vjet më parë Papa Françesku vendosi të shenjtërojë murgeshën katolike me prejardhje shqiptare./A.Drenica

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024