Do të tërhiqet si Basha? Berisha: Me blofin nuk mund të luhet
Lexohet për: 2 min.
Sali Berisha
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë kuvendit, u shpreh i hapur për bisedime me të gjithë demokratët për të bashkuar të djathtën.

Pak ditë pasi Lulzim Basha njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i partisë, Berisha tha se nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtën gjë.

“Me blofin nuk mund të luhet, jemi gati për bisedime me të gjithë demokratët. Dua të garantoj demokratët në të gjitha nivelet nga anëtari i thjeshtë e të gjithë me radhë se PD është e hapur dhe ka vullnet të plotë për të diskutuar e debatuar me çdo anëtar të saj, cilido qoftë ai. Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë. Mund të diskutojmë për çdo gjë që parlamentarët e gjykojnë të arsyeshme. Ftoj miqtë e mi të mos harrojnë bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve, parimeve të partisë, u arkivua me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Ekziston një dhe vetëm Parti Demokratike. Në Grupin Parlamentar janë të gjithë përfshirë Lulzim Bashën”, tha ai.

Ai theksoi se ka vetëm një Parti Demokratike që përfaqësohet nga Grupi Parlamentar, pjesë e të cilit është dhe Lulzim Basha.

“Kryesia është shkarkuar në kongresin e 11 dhjetorit, por kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve nuk dëgjohet. Fola për 11 dhjetorin, por sanksionimin më të plotë, e mori në datën 6 mars. PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është Grupi Parlamentar, ka Komisionin e Rithemelimit”./tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025