Do të maten të gjitha objektet pa leje në Kosovë
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Të gjitha objektet që janë pa leje në Kosovë do të matën në kuadër të projektit të rindërtimit të kadastrit për të cilën do të kursen 10 milionë euro buxhet të shtetit. Në ketë drejtim do të jenë rreth 70 mijë ndërtesa në gjithë vendin, duke përfshirë edhe ato kolektive që do të maten.

Kështu u tha në takimin e përbashkët mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, si dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu ka theksuar se matja e këtyre do të thjeshtësojë procedurat për qytetarët në fushën e legalizimit.

"Projekti të rindërtimit të kadastrit do të matën, të gjitha objektet pa leje që janë më vend që do të jetë lehtësim i madh për fushën e legalizimit të objekteve...T'i kushtojmë vëmendje ndërtimeve pa leje të ndërtesave kolektive dhe përmes kësaj do të jenë rreth 70 mijë ndërtesa në gjithë vendin duke përfshirë edhe kolektive. Matja e këtyre do të thjeshtojë procedurat për qytetarët në fushën e legalizimit, do të jetë kursim edhe për koston qe do të munden qytetarët aplikojnë për legalizim. Na pret një punë e madhe e përbashkët, jemi të gatshëm me gjithë kryetarët për bashkëpunim të mëtejme, po na intereson të kemi sistem sa më efikas", tha Aliu.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti ka treguar vlerën që do të kursehet në buxhetin e shtetit në kuadër të këtij projekti.

"Projekti përfshin një sipërfaqe prej 113 mijë hektar, janë afër 70 mijë objekte që shtrihen në këto 114 zona kadastrale. Tek aspekti financiar se do të kursen mjete për qytetarët për 70 mijë objekte, për një objekt vetëm puna gjeodezike kushton rreth 150 euro dhe një kalkulim që 70 mijë objekte, do të matën pa pare dhe do të përgatitet dosja komplet, e njëjta do të shkojë në zyrën për legalizim, janë rreth 10 milionë euro që bëjmë kursim tek buxheti. Për të realizuar suksesshëm këtë projekt na duhet bashkëpunim me secilin kryetar të komunave", tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024