Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim”, ka prezantuar analizën lidhur me parafushatën e subjekteve politike “përzierjen” e Qeverisë në procesin zgjedhor dhe përgatitjet e KQZ-së, në të cilën u theksuan risitë në procesin e votimit.
Eugen Cakolli nga DnV, ka thënë se për fushatën zyrtare zgjedhore që fillon në muajin janar, Demokracia në Veprim do të angazhojë 38 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të monitorojnë aktivitetet e subjekteve politike.
Cakolli ka thënë se risi të këtij procesi zgjedhor do jenë vendosja e kamerave të sigurisë nëpër të gjitha vendvotimet si dhe matripulimi i gishtërinjve të votueseve.
Ndërsa, ka folur edhe për votimit jashtë vendit. Ai ka thënë se në funksion të informimit të votuesve, KQZ-ja ka nisur tashmë me aktivitete për edukimin e votueseve
“Në funksion të informimit të votuesve, KQZ-ja ka nisur tashmë me aktivitete për edukimin e votueseve. Votimi jashtë vendit paraqet një prej operacioneve sërish më të ndjeshme të procesit zgjedhor, kryesisht edhe për shkak të ndryshmeve të shumta që ka pësuar legjislacioni në raport me të. Tani më qytetarët që jetojnë jashtë vendit kanë në dispozicion edhe dy mundësi të tjera për të votuar, ndër të cilat votimi fizik nëpër misionet diplomatike të Kosovës është opsioni më i rëndësishëm por edhe votimi nëpër kutitë postare që do të hapen brenda misioneve diplomatike. Sa i përket votimit jashtë vendit kjo ka qenë në fakt kërkesa kryesore e partisë në pushtet edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2021 e cila pastaj është materializuar edhe me ndryshimet në ligjin për zgjedhje në vitin 2023. Në bazë të statistikave deri më tani kemi rreth 15 mijë aplikacione të aprovuara nga ana e KQZ-së, por prej të cilave gati 2/3 e tyre janë për votim me postë. Kjo tregon një interesim të qytetarëve për të votuar me postë, derisa votimi fizik nëpër ambasada mbetet opsioni i dytë me vetëm 30 për qind të votuesve që e kanë zgjedhur të njëjtin”, ka thënë Cakolli.