Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka reaguar pas djegies së dy veturave në Leposaviq gjatë 24-orëve të fundit, duke thënë se janë pjesë e terrorit që Serbia po ua bënë serbëve të veriut të Republikës së Kosovës dhe në favor të presidentit rus, Vladimir Putin.
Musliu thënë se diplomacia kosovare duhet ta njoftojë botën për terrorin Vuçiq dhe Rdojiçiq po ia bëjnë Kosovës, në mënyrë që pastaj Evropa të kalkulojë me kujdes.
Musliu ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i zbardhin këto raste.
“Diplomacia jonë duhet ta njoftojë botën për këtë terror që Vuciqi e Radoiciqi po ia bëjnë serbëve të Kosovës dhe vet Kosovës. E pastaj, Evropa le t'i kalkulojë me delikatesë! Ndoshta iu hapen sytë!”, apeloi ai.
“Liria është përgjegjësi e çdo njeriu. Rrjedhimisht, edhe serbët e Kosovës duhet ta luftojnë rrjetin e krimineleve të Milan Radoiçiqit me rezistencë dhe mospajtim. Së paku, duhet te deklarohen me fuqishëm kundër shtypjes dhe presionit qe ua bën atyre ky rrjet kriminal”, ka shkruar Musliu në Facebook.