Djali i Driton Kukës i sjell medalje Kosovës nga Evropiani i xhudos
Lexohet për: 1 min.
12-Djali
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka bërë të ditur se i biri i tij, Joni ka fituar medalje në Kupën Evropiane për Shpresa U15, që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në kuadër të kategorisë deri në 46 kilogramë, Jon Kuka i ka sjellë Kosovës medalje nga Evropiani i xhudos për Shpresa U15, raporton KosovaPress.

Joni ishte në shoqërinë e trajnerëve Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku, dhe pas medaljes së fituar Driton Kuka ka reaguar në “Facebook” ku ndër të tjera u shpreh i kënaqur që ish-garuesit e tij po ia kthejnë borxhin me medalje me nxënësin dhe djalin e tij, Jonin.

“Për miqtë e vërtetë… Një lajm i mirë për Kosovën nga Sarajeva! Jon Kuka 46 kg. Medalja e parë në gara zyrtare! Kupa Evropiane për Shpresa U15. Ndjenjë e mirë e veçantë që Majlinda e Fatosi si ish-garues të mi sot po fillojnë të më kthejnë borxhin me medalje me nxënësin e tyre, djalin tim Jonin!”, shkroi Kuka.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025