Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Old Trafford” do të jetë nikoqir i përballjes mes Manchester United e Leeds United, ndeshje e mbetur kjo nga xhiro e tetë e Premier Ligës angleze.
United do të synojë me çdo kusht fitoren sot ndaj skuadrës së Leeds e cila momentalisht është pa trajner, pasi që e shkarkoi Jesse Marsch pas humbjes 1:0 ndaj Nottingham në ndeshjen e fundit.
Momentalisht, “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e tretë në tabelë në kuotën e 42 pikëve, krahas Leeds që zë vendin e 17 me vetëm 18 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Antony, Casemiro, Eriksen, Greenwood, Martial, van de Beek dhe McTominay, kurse te Leeds mungojnë Dallas, Forshaw, Gray, Rodrigo dhe Perkins.
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Varane, Martinez, Shaw; Sabitzer, Fred; Sancho, Fernandes, Rashford; Weghorst
Leeds United (4-2-3-1): Meslier; Ayling, Koch, Cooper, Wober; Adams, McKennie; Sinisterra, Aaronson, Gnonto; Rutter