Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bashkë me Komunën e Prishtinës, dhe organizatën “Marakli t’Bicikletave” kanë shënuar 22 Shtatorin – Ditën Ndërkombëtare pa Makina me disa aktivitete.
Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i qytetarëve që të shmangin makinat e tyre, në mënyrë që të ruhet sa më shumë ambienti.
Çavdarbasha tha se jo çdo herë përdorimi i makinave është i nevojshëm. Ajo tha se duhet filluar përdorimi i mjeteve të cilat janë më pak të dëmshme për publikun.
“Është shumë mirë që ne të investojmë që të fillojmë dhe të edukohemi se jo çdo herë përdorimi i makinave është i nevojshëm. Mundemi me ecë ën këmbë nëpër distanca të ndryshme mirëpo gjithashtu edhe të përdorim mjete të tjera të cilat janë më pak të dëmshme për mjedisin, e sidomos gjatë periudhës së dimrit ku e kemi edhe krizën energjetike dhe po hasim në shumë probleme me ndotjen e ajrit”, tha ajo.
“Qëllimi është të bëjmë më të mirën e mundshme dhe sa më shpejtë të implementojmë edhe planin e mobilitetit, por dhe të bëjmë maksimumin që ta ruajmë ambientin të ndikojë në ruajtjen e ajrit, jemi në rangim shumë të keq. Jemi një prej kryeqyteteve me ndotjen më të madhe të ajrit andaj të gjithë bashkë duhet të bëjmë maksimumin për me ndryshua gjendjen që e kemi tash”, tha ai.
Musliu ka treguar edhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në kuadër të kësaj dite, ndër të cilat tha se do të ketë edhe aktivitete për fmëijë.
Sipas tij, shifrat e personave që vozisin vetura janë mjaftë të mëdha, ndërsa ka thënë se duhet ndryshuar ky numër me qëllim për ta ruajtur ambientin.
“Shifrat që janë tani për momentin janë shqetësuese nëse shohim përdorim të veturave për kokë të banorit por të njëjtin kohë edhe pronar të veturave, dhe mendojmë në një të ardhme për të ndryshuar këta numra me qëllim ta ruajmë ambientin dhe të rritët efikasiteti në mobilitetet me lëvizje të lirë”, tha ai.
“Hapësirë për biçikleta sa kanë veturat duhet të kemi edhe ne, sepse fillimisht kemi qenë ne para veturave, pasi kemi qenë këmbësorë, pastaj jemi bërë çiklistë dhe pastaj drejtues të veturave, kështu ish dashtë me shku ën proporcion më kërkesën e qytetareve”, tha ai.
Ai po ashtu tha se kërkesa e qytetareve për ta përdorur biçikletën është shumë e madhe, ndërsa ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të krijojnë më shumë kushte për biçikleta.
“Hapësira duhet të ketë sa më shumë dhe kisha lutë nga ata me vetura të na respektojnë më shumë, sepse nuk po na respektojnë shumë”, tha ai.
Edhe qytetari, Gëzim Krasniqi është shprehur për KosovaPress se duhet të këtë më shumë hapësirë dhe aktivitete për biçikletat.
Pëllumb Bajqinovci tha se nevoja për lëvizje alternative është shumë e madhe. Ai kërkon nga komuna që të ketë rritje të shtigjeve, pasi sipas tij në këtë formë do të rritet më shumë siguria në komunikacion.
“Nevoja për lëvizjen alternative është shumë e madhe. Deri tash dhe mundësitë kanë qenë të kufizuara, andaj mendoj se me këtë programin e mobilitetit duhet të krijohen mundësi të reja për lëvizje. Rritja e shtigjeve për biçikleta, pasi me ato shtigje rritet edhe siguria në komunikacion për çiklistët dhe mundemi me ja arrit qëllimit”, tha ai.