Dita Ndërkombëtare e Rinisë përkujtohet çdo vit më 12 gusht, duke sjellë çështje rinore në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe duke festuar potencialin e të rinjve si partnerë në shoqërinë e sotme globale.
Ajo është caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e Rezolutës 54/120 dhe është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën.
Tentativat e para për kujdesin ndaj rinisë janë qe në vitin 1965, në Rezolutën 2037 (XX), ku Asambleja e Përgjithshme miratoi Deklaratën mbi Promovimin midis Rinisë të Idealeve të Paqes, Respektit të Ndërsjellë dhe Mirëkuptimit midis Popujve.
Nga 1965-1975, si Asambleja e Përgjithshme ashtu edhe Këshilli Ekonomik dhe Social theksuan tri tema themelore në fushën e rinisë: pjesëmarrja, zhvillimi dhe paqja. Gjithashtu u theksua nevoja për një politikë ndërkombëtare për të rinjtë.
Në vitin 1985, me rezolutën 40/14, Asambleja miratoi udhëzimet për planifikimin e mëtejshëm dhe ndjekjen e duhur në fushën e rinisë.
Udhëzimet janë domethënëse për përqendrimin e tyre tek të rinjtë si një kategori e gjerë që përfshin nëngrupe të ndryshme, sesa një entitet i vetëm demografik. Ato ofrojnë propozime për masa specifike për të adresuar nevojat e nëngrupeve siç janë të rinjtë me aftësi të kufizuara, të rinjtë rurale dhe urbane dhe gratë e reja.
Asambleja rekomandoi që aktivitetet e informimit publik të organizohen për të mbështetur Ditën si një mënyrë për të promovuar ndërgjegjësimin më të mirë të Programit Botëror të Veprimit për Rininë, i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme në 1996 (rezoluta 50/81).
Rezoluta 2250 e Këshillit të Sigurimit për Rininë, Paqen dhe Sigurinë përfaqëson një njohje të paprecedentë të nevojës urgjente për të angazhuar ndërtuesit e rinj të paqes në promovimin e paqes dhe luftën kundër ekstremizmit dhe qartë i pozicionon të rinjtë si partnerë të rëndësishëm në përpjekjet globale.