28 janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë.
Kjo ditë është pjesë e së drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut.
Përderisa individët duhet të mbrohen nga mbledhja e padëshiruar, përdorimi dhe transferimi i të dhënave të tyre nga palët e treta, kjo nuk duhet të pengojë në rrjedhën e lirë të informatave që është e nevojshme për të nxitur debatin lidhur me çështjet me interes të përgjithshëm në shoqëritë demokratike.
Nenet 8 dhe 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbështesin të drejtën për respektimin e të drejtës për jetën private dhe të drejtën për lirinë e shprehjes dhe kërkojnë një drejtpeshim të duhur mes tyre në raste konflikti.
Në vitin 2018, u miratua një protokoll amandamentues për të modernizuar Konventën (i njohur si Konventa 108+) në mënyrë që të trajtojë sfidat të cilat rezultojnë nga përdorimi i informatave të reja dhe teknologjitë komunikuese si dhe për të fuqizuar zbatimin e vet efektiv.
Në nivel të BE-së, Rregullorja e vitit 2016 për Mbrojtjen e Përgjithshme të të Dhënave (RMPD) (në origjinal: GDPR, Regulation (EU) 2016/679) parasheh një kornizë konkrete dhe ligjore për mbrojtjen e të dhënave dhe konsiderohet si një rregullore më gjithëpërfshirëse dhe e avancuar në mbarë botën.