Dita Ndërkombëtare e Jo-Dhunës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dita Ndërkombëtare e Jo-Dhunës shënohet më 2 tetor, e cila përkon me datëlindjen e Mahatma Gandhit, liderit të lëvizjes për pavarësinë e Indisë dhe pionierit të filozofisë dhe strategjisë së jo-dhunës.

Sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të datës 15 qershor 2007, e cila vendosi përkujtimin, kjo ditë përhap mesazhin e jo-dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik.

Rezoluta ripohon "relevancën universale të parimit të mos dhunës" dhe dëshirën "për të siguruar një kulturë paqeje, tolerance, mirëkuptimi dhe jo-dhunës".

Gandi, i cili ndihmoi në udhëheqjen e Indisë drejt pavarësisë, ka qenë frymëzimi për lëvizjet jo të dhunshme për të drejtat civile dhe ndryshimet shoqërore në të gjithë botën.

Gjatë gjithë jetës së tij, Gandi mbeti i përkushtuar ndaj besimit të tij në jo-dhunën edhe në kushte shtypëse dhe përballë sfidave në dukje të pakapërcyeshme.

Ndërkohë që jo-dhuna përdoret shpesh si sinonim për pacifizmin, që nga mesi i shekullit të 20-të termi jo-dhunë është adoptuar nga shumë lëvizje për ndryshime shoqërore të cilat nuk fokusohen në kundërshtimin e luftës.

Një parim kyç i teorisë së jo-dhunës është se pushteti i sundimtarëve varet nga pëlqimi i popullatës, dhe për këtë arsye jo-dhuna kërkon të minojë një pushtet të tillë përmes tërheqjes së pëlqimit dhe bashkëpunimit të popullatës./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024