Dita kur u hoq stema e Kosovës në fletëvotime
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë 11 vjet më parë vendosi që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të nëntorit 2013, të jetë logoja e KQZ-së.

Deri në atë kohë, në fletëvotime ishte e vendosur stema e Republikës së Kosovës.

Autoritetet në Beograd patën kërkuar që në fletëvotimet e 3 nëntorit të mos ketë shenja të shtetësisë së Kosovës, pasi në të kundërtën, nuk do t’iu bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Vendimi i KQZ-së ishte mirëpritur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Atifete Jahjaga, e cila atë kohë mbante postin e presidentes së Kosovës, pati inkurajuar KQZ-në që në përputhje me mandatin të gjejë zgjidhje që respekton kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Kosovës dhe siguron pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024