Princesha Diana, princesha e Uellsit është ende në mendjen dhe në zemrën e shumë njerëzve. Ajo ishte një grua plot jetë dhe gjallëri dhe u fali lumturi shumë njerëzve.
Kur Diana Spencer ishte takua me princin Charles kishte lindur një histori dashurie. Diana ishte e pranishme në jetën e Charles-it që në moshë të re. Ata ishin takuar për herë të parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe dhe ai dilte me motrën e saj më të madhe, Ledi Sarën. Diana i kishte bër137 shumë përshtypje atij, por ishte ende e re për t’u lidhur me të.
Më 29 korrik 1981 të gjithë i kishin sytë te Ledi Diana. Ajo kishte shkuar në ceremoninë e martesës e shoqëruar nga babai i saj, me karrocën që ishte përdorur më parë nga mbretëresha dhe princi Filip. Dasma e Dianës me princin Charles ishte konsideruar si “Dasma e shekullit”.
Ajo ishte qytetarja e parë e thjeshtë britanike që ishte martuar me një trashëgimtar të fronit të Britanisë, në pothuajse 300 vjet.
“Unë nuk e dija se çfarë më priste. Një ditë shkoja në punë me autobus, ndërsa ditën tjetër isha princeshë”, kishte thënë Diana.
Fustani i nusërisë së Dianës ishte i bardhë, i fryrë, me mëngë të mëdha, edhe ato të fryra dhe jakë me frudë. Ai ishte krijua nga dy stilistët e njohur David dhe Elizabeth Emanuel dhe zhuponi prej taftaje në ngjyrë fildishi kishte kushtuar 9000 paundë. Kurora që Diana e kishte mbajtur në kokë ishte pjesë e trashëgimisë së familjes Spencer.
Sapo ishte bërë princeshë e Uellsit, kishte rënë në sy përkushtimi i Ledi Dianës për kauzat e bamirësisë. Ajo kishte shumë dëshirë të punonte për fëmijët dhe kjo dukej qartë në veprat e saj të bamirësisë.
Princeshë Diana ishte presidente e fondacionit bamirës për fëmijë “Barnardo’s” nga viti 1984-1996 dhe kishte marrë pjesë në më shumë se 100 evenimente në emër të këtij fondacioni.