Dita e Tokës, MMPHI: Zero tolerancë ndaj gjithë atyre që degradojnë mjedisin
Lexohet për: 1 min.
aliu-220424
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar vendimin për themelimin e Task Forcës për të mbrojtur ambientin në vend. Ministri i MMPHI, Liburn Aliu ka theksuar se ky veprim do të bëjë reduktimin e mbeturinave të plastikës.

Zëvendësministri i Mjedisit Jeton Raka ka bërë të ditur se kjo Task-Forcë do të mbrojë lumenjtë dhe parqet kombëtare dhe do të reduktojë mbetjet plastike. 

Në anën tjetër, drejtori i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Jasip Krasniqi, tha se krijimi i kësaj Task-Force është një mundësi shtesë për ngritjen e parandalimit dhe kontrollit në një nivel më të lartë në bashkëpunim me institucionet tjera.

Ndryshe, më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj./E. Krasniqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024