Dita e pestë e FemArt, diskutohen mënyrat “për të gjetur se kush jemi”
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Sot është mbajtur dita e pestë e edicionit të 12-të Festivalit FemArt, pjesë e së cilës ishte punëtoria me temën “Histori gojore: Mënyrat për të gjetur se kush jemi”, ku pjesëmarrës të ndryshëm kanë diskutuar mbi rëndësinë e shprehjes së lirë të mendimit.
Njëra nga pjesëmarrëset, Margarita Stravoudaki, ka folur mbi rëndësinë e shprehjes së lirisë dhe komunikimit me të tjerët në shoqëri, pasi vetëm duke njohur njëri-tjetrin njerëzit mund të gjejnë më tepër mirëkuptim.
Ndërsa, Arbnora Kolgjeraj ka thënë se gjatë bashkëbisedimeve të ndryshme në shoqëri duhet të dëgjohen rrëfimet e të gjithëve, në mënyrë që të ketë një komunikim sa më të mirëfilltë.
Profesoresha e dramës dhe historisë së teatrit në “Athens Conservatory”, Georgina Kakoudaki ka thënë për KosovaPress se synimi i kësaj punëtorie është gjetja e realitetit që janë reale para tyre.