Dita e Falënderimeve, Kurti shtron drekë për ambasadorin Hovenier
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dita e Falënderimeve, Kurti shtron drekë për ambasadorin Hovenier
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Jeffrey Hovenier dhe stafin e tij me rastin e Ditës së Falënderimeve, një festë kjo që shënohet në kulturën dhe traditën amerikane mes familjarëve dhe miqve të afërt.

Sot në Prishtinë, kryeministri Kurti këtë ditë të rëndësishme e shënoi me një drekë mes miqsh, në nderim të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, popujve të të dy vendeve dhe bashkëpunimit me ambasadorin Hovenier, ambasadën amerikane dhe qeverinë amerikane. 

Sipas traditës së festës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij dhe të qeverisë që drejton për rolin vendimtar, angazhimin e pandërprerë dhe mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për shtetin e Kosovës dhe zhvillimin e tij, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024