Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka shkruar me rastin e 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe fillimit të vendosjes së misionit të NATO-s.
Diplomati gjerman ka kujtuar fjalët e ish-sekretarit britanik të NATO-s, George Robertson, i cili kishte thënë se qëllimi i ndërhyrjes së NATO-s ka qenë largimi i forcave të Millosheviqit, hyrja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve.
Në fund ambasadori gjerman ka shkruar se Gjermania është dhe mbetet një na aleatët më të afërt të Kosovës.
“Sot para 25 vitesh filloi misioni i KFOR-it të NATO-s. Për të cituar ish-Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar/NATO-GS Lord Robertson: Qëllimi ishte largimi i forcave të Millosheviçit, hyrja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve. Misioni u krye. U shpall pavarësia e Kosovës në 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të afërt të Kosovës”, shkruan Rohde.