Dita e çlirimit, Mustafa: Mirënjohje të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dita e çlirimit, Mustafa: Mirënjohje të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë
RrustemMustafa
11/06/2026 - 11:10
Linku u kopjua

Në shënim të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, sot homazhe u bën edhe para shtatores së heroit Zahir Pajaziti.

Në homazhe morën pjesë kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, si dhe qytetarë e përfaqësues institucionalë.

Me këtë rast, të pranishmit nderuan kujtimin e heroit Zahir Pajaziti, njërit prej figurave më të shquara të lëvizjes së armatosur për lirinë e Kosovës.

Pas homazheve, Mustafa uroi qytetarët me rastin e kësaj dite të rëndësishme.

“Gjithë qytetarët e Prishtinës, po edhe të Republikës së Kosovës, ju uroj nga shpirti Ditën e Çlirimit të Kosovës. Faleminderit të gjithëve, dhe atyre që kanë kontribuar për këtë ditë dhe për të ardhmen e saj”, tha Mustafa.

Dita e Çlirimit të Prishtinës shënohet çdo vit me aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit. E për të shënuar këtë ditë, tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti ishin edhe  nxënës të shkollës fillore të mesme të ulët “Iliria” në Prishtinë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026