Dita e 27-të e protestës për Zvërnecin në Tiranë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dita e 27-të e protestës për Zvërnecin në Tiranë
Protesta1
26/06/2026 - 21:10
Linku u kopjua

Protestuesit u mblodhën sërish pasditen e kësaj të premteje në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar, ata kërkuan gjithashtu largimin e kastës së vjetër politike, ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Në ditën e 27-të radhazi, protesta kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec mblodhi qytetarët para Kryeministrisë prej nga u mbajtën dhe fjalime nga organizatorët dhe qytetarë të zakonshëm.

“Sot shqiptarët kanë dalë për të thënë poshtë kjo klasë politike”, tha një prej qytetarëve.

Gjatë protestës së sotme u shpalos edhe një banderole e cila përkujtonte 82-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë, ku shkruhej se “Çështje çame kërkon veprim jo fjalë”.

Protestuesit vijuan thirrjet për “Shqipëri të re”, ndërkohë që pas himnit kombëtar, u rilexuan kërkesat e protestës.

Të rinj që morën fjalën në protestë ftuan qytetarët që t’u bashkohen në këtë kauzë për rrëzimin e qeverisë. Një prej protestuesve kërkoi që protestuesit të mos të dorëzohen, teksa shtoi se “kjo është beteja e ekzistencës”, raporton ATSH.

Protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore si dhe kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026