Dita Botërore kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit
Lexohet për: 1 min.
Dita kunder fashizmit
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me 9 nëntor 1938 nisi gjenocidi ndaj hebrenjve i cili njihet si më i madhi në historinë njerëzore.

Po kjo filloi edhe më herët qysh në vitin 1933, e deri më 1945 u vranë miliona njerëz nga regjimi nazist. Në përgjithësi rreth 11 milionë njerëz, shumica e tyre hebrenj, u vranë në mizoritë e shtetit nazist.

Ky gjenocid u bë i njohur si Holokausti. Dhuna sistematike kundër popullit hebre filloi me “Kristallnacht”, masakër kjo që ndodhi më 9 nëntor 1938, kur shtëpitë e hebrenjve, dyqane dhe vende adhurimi u sulmuan në të gjithë territoret e pushtuara nga nazistët.

Emri “Kristallnacht” do të thotë “Nata e xhamit të thyer”.

Dita Ndërkombëtare kundër fashizmit dhe antisemitizmit shënohet për t’i bërë  thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërive për t’i dhënë fund urrejtjes. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024