Distria Krasniqi e ARTË në Grand Slam Paris 2023
Lexohet për: 1 min.
19-Distria
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një tjetër medalje për Kosovën në sportin e xhudos nga garat ndërkombëtare.

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023, pasi që në finale e mposhti xhudisten hungareze, Reka Pupp, raporton KosovaPress.

Për Distrian ky ishte Grand Slami numër katër i fituar në Paris.

Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

Krasniqi e vazhdoi edhe më tej formën fantastike, ku në çerekfinale fitoi kundër mongoles Sosorbaram Lkhagvasuren, kurse në gjysmëfinale e mposhti francezen, Amandine Buchard.

Në finale, Distria Krasniqi e mposhti xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp vetëm për ta fituar medaljen e artë në këtë turne.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024