Distria fiton medaljen e argjendtë në Grand Slam të Azerbajxhanit
Lexohet për: 1 min.
11-Distria
1 vit më parë
Linku u kopjua

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slam-in që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria u stolis me të argjendtën pasi në finale u mposht nga xhudistja japoneze, Kisumi Omori, raporton KosovaPress.

Deri te e argjendta, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti brazilianen, Jessica Pereira.

Në çerekfinale ajo mposhti xhudisten nga Maroku, Soumiya Iraoui, ndërsa në gjysmëfinale e mposhti me tri dënime për Ippon në vazhdime italianen, Odette Giuffrida.

Në finale, Krasniqi u mposht nga japonezja, Kisumi Omori.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025