Disa zona mbesin pa furnizim me ujë nesër në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
1.PR CITY (20 of 20)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Disa zona në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë gjatë ditës së nesërme. Kjo për shkak të realizimit të punimeve teknike nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Rruga pranë Komunës së Re, ajo e Stadiumit të Prishtinës e Arbëria, janë disa prej zonave për të cilat KRU Prishtina ka njoftuar se do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 9:00 deri në 16:00.

Sipas njoftimit, punimet teknike do të realizohen për ndërrimin e gypit “Ac fi 200” në rrugën Tirana.

Realizimi i punimeve teknike ka për fokus përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe zvogëlimin e humbjeve teknike të ujit. Gjatë kësaj periudhe kohore, pa furnizim me ujë mbesin këto zona shërbimi: rruga e " Tiranës ", lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri te rruga" Ahmet Krasniqi ", Komuna e Re, rruga" Bashkim Fehmiu", rruga " Vicianum",  rruga " Nora e Hotit", Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij”, është bërë e ditur në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025