Disa të vrarë nga të shtënat në qytetin gjerman të Hamburgut
Lexohet për: 1 min.
816
1 vit më parë
Linku u kopjua

Raportohet se disa persona janë vrarë nga të shtënat në Hamburg të Gjermanisë. Policia tha në një postim në Twitter se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.

Ambulancat janë në vendngjarje dhe policia gjermane është në kërkim të sulmuesve, raportojnë mediat lokale.

Sipas policisë së Hamburgut, të shtënat ndodhën në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në rrugën Deelböge në lagjen Gros Borstel.

Një alarm u dërgua në aplikacionin federal paralajmërues, NINAwarn, se rreth orës 21:00 (20:00 GMT) duke u thënë vendasve se "një ose më shumë autorë të panjohur qëlluan mbi njerëzit në një kishë".

Banorëve aty pranë u është thënë që të mos largohen nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit në vazhdim./BBC

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024