Të pasurit pak qime në fytyrë është e zakonshme dhe normale. Por, në disa raste, në fytyrë mund të shfaqen qime të errëta dhe të vrazhda dhe ju mund ta gjeni veten duke e përdorur piskatoren pothuajse çdo ditë. Kjo gjendje e pakëndshme quhet hirsutizëm dhe shpesh shkaktohet nga një çekuilibër hormonal.
Ndonëse, depilimi dhe heqja e qimeve me laser mund të ndihmojnë për të hequr qafe qimet e padëshiruara, ka disa mënyra natyrale për t'i reduktuar ato.
Çaji i mentes ka erë dhe shije të mrekullueshme dhe përveç qetësimit të nervave, mund të zvogëlojë numrin e hormoneve mashkullore që rrjedhin nëpër gjak. Për shkak se hormonet mashkullore janë përgjegjëse për qimet e padëshiruara të errëta të fytyrës, ulja e niveleve të tyre mund të ulë rritjen e padëshiruar të qimeve. Studimet kanë treguar se pirja e dy filxhanëve të çajit të mentes në ditë mund të ngadalësojë rritjen e qimeve në fytyrë.
Provoni vajrat e livandës dhe pemës së çajit
Gjeni kohë për të ushtruar
Qëndrimi aktiv është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për mirëqenien tuaj të përgjithshme dhe investimi i rreth 30 minutave në ditë në ushtrime me intensitet të moderuar do t'ju ndihmojë të kontrolloni peshën tuaj dhe të mbani larg qimet e bezdisshme të fytyrës. Për shkak se të qenurit mbipeshë kontribuon në rritjen e tepërt të qimeve në fytyrë, humbja e vetëm 5% të peshës trupore mund të balancojë hormonet tuaja dhe të zvogëlojë qimet në fytyrë. Por, sigurohuni që të zgjidhni llojin e ushtrimeve që nuk rrit nivelet e testosteronit, të tilla si kardio, dhe shmangni stërvitjet me intensitet të lartë, siç është ngritja e peshave, shkruan Bright Side, përcjell KosovaPress
Të qenurit i hidratuar është absolutisht thelbësor për shëndetin dhe bukurinë tuaj. Pirja e mjaftueshme e ujit përmirëson metabolizmin tuaj, ndihmon lëkurën tuaj të qëndrojë më e re më gjatë dhe ofron shumë përfitime të tjera shëndetësore, duke përfshirë parandalimin e rritjes së tepërt të qimeve në fytyrë. Konsumimi i gjashtë deri në tetë gota ujë të filtruar në ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes.