Humbja e peshës mund të jetë e vështirë, ndërkohë që, mbajtja e një diete të shëndetshme dhe ndjekja e një rutine stërvitore me siguri do t'ju ndihmojë të qëndroni në formë. Por, pavarësisht këtyre, ka disa mënyra më të lehta për të djegur dhjamin. Në fakt, me disa ndryshime në stilin e jetës, ju mund të digjni kalori me një ritëm më të shpejtë, edhe në gjumë.
Provoni të flini pa batanije
Vendosni maskë gjumi
Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës jo vetëm që ndërpret gjumin tuaj, por gjithashtu mund të ndikojë që trupi të ruajë më shumë yndyrë. Njerëzit që flenë në errësirë ??kanë 21% më pak gjasa të jenë obezë sesa ata që flenë në dhomat me më shumë dritë. Nëse nuk mund të siguroni errësirë ??të plotë në dhomën tuaj të gjumit, zgjidhni një maskë gjumi të rehatshme dhe cilësore që mund të sigurojë errësirë ??pothuajse totale në çdo kohë të ditës.
Derisa ngrënia e më pak kalorive duhet të rezultojë në humbje peshe, anashkalimi i darkës mund të funksionojë anasjelltas. Kur ulni papritur marrjen e kalorive, trupi juaj kalon automatikisht në modalitetin e urisë dhe e ulë metabolizmin tuaj për të ruajtur kaloritë.