Dion akuzon Trump për përdorim të paautorizuar të këngës së filmit “Titanic”
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Këngëtarja Celine Dion shprehu mosmiratim ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump për përdorim të këngës My Heart Will Go On, pa miratim gjatë një mitingu në Montana.

Kënga hit, e përdorur në filmin "Titanic" 1997, u lëshua në një tubim të kandidatit republikan të premten, duke ndezur polemika mbi përdorimin e paautorizuar.

Ekipi menaxhues i Dion dhe Sony Music Canada iu përgjigjën me shpejtësi incidentit përmes një deklarate X të shtunën.

“Në asnjë mënyrë ky përdorim nuk është i autorizuar dhe Celine Dion nuk e miraton këtë apo ndonjë përdorim të ngjashëm”, theksohet në deklaratë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024