Prodhuesi suedez i eksplozivit, Alfred Nobel, më 14 korrik të vitit 1867, demonstron për herë të parë shpikjen e tij - dinamitin.
Ai arriti të bëhej më i pasur, por edhe famëkeq. Në vitin 1888, Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e tij me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze.
Alfred Nobel ishte i interesuar personalisht në mjekësi eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej një çmim për përparime përmes zbulimeve shkencore në laboratorë “për të mirën e mbarë njerëzimit”.
Krahas çmimeve për Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe, çmimi për Ekonomi u krijua nga Akademia Suedeze e Shkencave më 1969 për nder të Nobelit, dhe quhet Çmim Nobel për ekonomi edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me pesë çmimet e tjera Nobel.