Dimri e shpëtoi Rusinë nga Napoleoni !
Dimri e shpëtoi Rusinë nga Hitleri !
Ukraina po derdh gjak për lirinë e vet, kurse Evropa dhe bota demokratike, po derdhin para për lirinë e Ukrainës, por jo vetëm.
Ky presion mbi qytetarët, i pashënuar në dekadat e fundit, patjetër që do të ris pakënaqësitë në popullatë që mund të kulmojnë edhe me trazira të pa kontrollueshme. Dhe pikërisht në këtë bazohet strategjia e Putinit. Që si pasojë të pakënaqësive civile nëpër shtetet përkatëse, të ushqyera edhe me dezinformata të ndryshme të plasuara nëpër mediume të sponsorizuara nga rusët, qeveritë do të detyrohen të zbusin sanksionet ekonomike mbi Rusinë, në shkëmbim të gazit.
Sa më të pasura shtetet, aq më lehtë do ta përballojnë këtë krizë. Qysh tani, qeveritë kanë përgatitur pakot e ndihmave për shtresat në nevojë. Në Francë para pak ditësh është aprovuar ligji mbi “mbrojtjen e fuqisë blerëse”, me të cilin ndahen 20 miliardë euro për këtë qëllim. Në fakt, për ndihëm qytetarëve, në forma nga më të ndryshmet janë destinuar 10,3 miliardë euro, sepse 9,7 miliardë euro të tjera janë të parapara për rinacionalizim të ndërmarrjes për prodhim dhe shpërndarje të energjisë elektrike EDF. Gjer me tani shteti e kishte në pronësi me vetëm 83,9%, kurse ka borxhe dhe duhet të përgatitet për investime në ndërtimin e reaktorëve të ri bërthamor. Pra, shtetëzimi shihet sikur masë e nevojshme paraprake. Duke pasur parasysh faktin se Franca ka 67 milion banorë, i bie se ndihma mesatare për kokë banori do jetë 150 euro. A do mjaftoj për një gjeneratë, jo vetëm franceze por evropiane në përgjithësi, që është mësuar në mirëqenie, pa sakrifica, që të vetmin problem e kishte kur, ku dhe si ta eksploroj planetin Tokë? Apo ndoshta do gjendet dikush që do ju thotë se, kjo është sakrificë minimale që duhet përballur sot, në krahasim me sakrificat e ukrainasve, që nesër mos të kërkohet e njëjta sakrificë edhe nga ju!
Këto rreziqe do janë aq më të mëdha, sa shtetet janë më pak të qëndrueshme, sidomos në aspektin financiar dhe të sigurisë.
Për të gjithë faktorët në trojet shqiptare Ylli polar duhet të jetë fjala e urtë që