Digjet një banesë në Fier, shkak i zjarrit dyshohet soba e drurëve
Lexohet për: 1 min.
banesa e djegur shqiperi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një zjarr i madh ka shkrumbuar banesën e shtetasit 71-vjeçar Isa Muça në Fier të Shqipërisë.

Muça qëndronte në barakë druri (banesë e thjeshtë) së bashku me bashkëshorten. Ata kishin ardhur nga Tirana për vjeljen e ullinjve në pronën e tyre të përfituar nga ligji 7501.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë soba e drurëve.

Nga flakët ka pasur dëme materiale, por për fat të mirë jo në njerëz, njofton policia e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024