Gratë e Junikut kanë qenë dhe mbeten forca e palëkundur e ndryshimit. Kështu ka deklaruar kandidatja për deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Diellza Kukaj e cila në listën zgjedhore mban numrin 12 duke thënë se do të jetë me to krah për krah në këtë rrugëtim.
“Ato janë të vendosura, të angazhuara dhe të gatshme të bëjnë çdo hap për të avancuar dhe zhvilluar komunën dhe Kosovën. Unë sot jam këtu për të ju thënë se jo vetëm që do të jemi krah për krah në këtë rrugëtim, por do të jemi në ballë të betejës për një Kosovë që i jep gruas vendin e merituar, që nuk e sheh atë si statistikë, por si vendimmarrëse, si lidere, si forcë e pakrahasueshme e progresit”, tha Kukaj.
“Programi ynë nuk është thjesht fjalë. Ne kemi plan të qartë për mbështetjen e grave dhe të rinisë—10 milionë euro për start-up-e, platforma për ndërmarrëset, subvencione për punësim të qëndrueshëm, e më shumë çerdhe për nënat që punojnë. Ne nuk premtojmë, ne realizojmë!”, tha Kukaj.
Artikull i sponsorizuar