Diellza Kukaj: AAK është alternativa e vetme qeverisëse për të ardhmen e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
1
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryesia qendrore e Aleancës së Gruas ka diskutuar sot çështje të rëndësishme që lidhen me zgjedhjet e ardhshme nacionale, si shpallja e zgjedhjeve, programi zgjedhor dhe nevoja për të mobilizuar strukturat partiake për zgjedhjet që priten të mbahen në pak muaj.

Diellza Kukaj, kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës në AAK, ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi janë shpalosur aktivitetet verore që do të mbahen gjatë muajit gusht, përfshirë takime me strukturat lokale të grave në të gjitha degët e Kosovës, të cilat janë kyçe për mobilizimin dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme.

“Gratë e Aleancës janë më të mobilizuara se asnjëherë më parë duke besuar se alternativa e vetme qeverisëse me program dhe vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës është Aleanca dhe kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka shkruar Kukaj në një postim në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025