Diell e shi, këto janë temperaturat maksimale për sot
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Diell e shi, këto janë temperaturat maksimale për sot
Foto Ilustruese
Mot i vranët dhe me intervale me diell parashihet për sot (e diel) në vendin tonë. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9 gradë celcius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 17 gradë celcius.
Institutit Hidrometeorologjik njofton po ashtu se indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sidomos nga ora 10:00 deri në 16:00.
Përveç kësaj, bëjnë të ditur se reshjet e herëpashershme dhe temperaturat relativisht të favorshme do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore.
“Megjithatë fermerët duhet të kenë kujdes nga lagështia e shtuar, e cila mund të krijojë kushte për paraqitjen e sëmundjeve kërpudhore në disa kultura”, thekson Instituti.