Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi udhëtoi për në Bruksel
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të merr pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i marrëveshjes bazike të 27 shkurtit, aneksit implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve.​

Takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të mbahet nesër në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Bislimi ka thënë para takimit se Kosova nuk është në fazën e negocimit në Bruksel.

“Ne nuk jemi në fazën e negocimit në Bruksel, jemi në fazën e zbatimeve të marrëveshjeve. Nuk ka më kompromise në negocim, negocimet kanë përfunduar dhe jemi në fazën e zbatimi të marrëveshjeve. Ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohet në plotëni dhe pa parakushte dhe vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na çojnë drejt normalizimit e jo drejt eskalimit të konfliktit. Ne kemi parë nënshkrimin e marrëveshjes si rrugën më të mirë për të garantuar zbatimin e tyre të plotë”, deklaroi ai.

Ndërsa, Lajçak ka deklaruar se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e progresit të menjëhershëm në zbatimin e marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.

Çka mund të përfitojë Kosova në këmbim të themelimit të Asociacionit ? - KosovaPress

Kurti-opozitës: Vuçiq iu do fort juve, por s’jeni më ju në Qeveri - KosovaPress

Krasniqi-Kurtit: O trim si me nënshkrim si pa nënshkrim ti ke bërë pranim - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024