Di Gregorio refuzoi gjigantin anglez për Juventusin
Lexohet për: 1 min.
4-Di Greggorio
7 muaj më parë
Linku u kopjua

“Tuttosport” pretendon se Michele Di Gregorio së fundmi refuzoi një ofertë nga Liverpooli, pasi kishte arritur tashmë një marrëveshje me Juventusin.

Di Gregorio është në prag të bashkimit me Juventusin nga Monza në një marrëveshje huazimi me një detyrim blerje për 20 milionë euro, raporton KosovaPress.

Sipas “Tuttosport” Juventusi do të jetë i detyruar të nënshkruajë me portierin italian sapo të fitojë pikën e parë në Serie A në shkurt të vitit 2025. Di Gregorio dhe Monza kanë refuzuar një ofertë nga Liverpool vetëm pak ditë më parë.

Raportohet se oferta e Liverpoolit ishte më e lartë se ajo e Juventusit si për lojtarin ashtu edhe për klubin, por Di Gregorio dhe drejtori i Monzas, Adriano Galliani zgjodhën të shtrëngonin duart me “Zonjën e Vjetër” me të cilën kishin arritur një marrëveshje më herët.

Di Gregorio u shpall portieri më i mirë i Serie A për sezonin 2023/24. 26-vjeçari mbajti 14 porta të paprekura në 33 ndeshje të Serie A, duke pësuar 35 gola.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025