Një 13-vjeçare po dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një 20-vjeçar në qytetin e Vitisë. Rasti ka ndodhur në shkurt të këtij viti, por është raportuar në shtator, kur viktima është 8 muajshe shtatzënë. Rrëfen babai i të miturës.
“Jam frikësuar tha prej meje, domethënë prej prindit. Jam frikësuar me tregu, kam mendu se hajt kurgjo nuk është”.
Vajza e vogël e familjes, 13-vjeçare atëherë, e tash 14, është dhunuar seksualisht nga një person rreth të 20-tave.
Por ky rast i rëndë në stacionin policor ka arritur, tek para tre ditësh.
Krejt kjo ka ndodhur kur në pah ka dalur një fakt që e rëndon edhe më shumë ngjarjen, vajza e mitur tashmë është 8 muajshe shtatzënë.
Babai i saj ka hapur dyert e shtëpisë për Televizionin Dukagjini, ku edhe jeton e mitura, për të sjellur nga afër rrëfimin e tyre.
Detajet, thotë se i dinë vetëm organet e rendit pasi informacione vetë nuk kanë mundur të nxjerrin për shkak të gjendjes psikologjike të vajzës.
“Këto i dinë policia, na nuk kemi kurrfarë informacioni, as që i kemi bo pyetje çikës, se çika e re, pe ngarkojmë, mundemi me deviju edhe ma keq”, tha babai i 13-vjeçares.
“Unë i dalë në krahë vajzës time, nuk e lë vajzën time në baltë, sa për fëmijën, nëse nuk e merr ai, e marrim ne, edhe pse është fëmija i dhunuesit. Por, fëmija është i pafajshëm”, u shpreh babai i 13-vjeçares.
Meqë qyteti i tyre nuk është i madh, babai tregon se ka gjetur shtëpinë e tashmë të dyshuarit dhe është përballur me babain e tij, të cilit ia ka dhënë një mesazh.
Babai i viktimës që është edhe veteran i UÇK-së, thotë se nuk ka besuar që pas luftës do të përballet me një situatë të tillë.
“Për këtë shtet, kam luftuar, për këtë shtet e kam rrokë armën, për këta fëmijë që me pas një të ardhme pak më të mirë.”
Ai ka thënë se rasti është cilësuar si keqpërdorim seksual, teksa thotë se me vajzën do të merret qendra edhe pse ndryshe ka pohuar babai i viktimës, kur potencoi se që nga marrja në pyetje asnjë psikolog as punëtore sociale nuk e ka takuar më vajzën.
Lidhja telefonike me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale në Viti, Demush Mehmeti
“Na kanë njoftuar prej shtëpisë së shëndetit, edhe policia dhe kemi qenë prezent për intervistimin e saj, është nën moshën 18 vjeçare, ka mbet shtatzënë, e ka paraqitë një emër, I cili është jashtë. Qendra Sociale tash e përcjellë rastin varësisht pala çfarë ndihme kërkon”.
Ndërkohë, policia u ka thënë familjarëve të viktimës se shteti i Kosovës do të komunikojë me organet e rendit në shtetin e Zvicrës, ku pretendohet se ilegalisht po qëndron i dyshuari./Tv Dukagjini/