Dhunimi i 11 vjeçares, ngrihet aktakuzë ndaj 5 personave
Lexohet për: 1 min.
Prokuroria-Themelore-Prishtine-696x420
2 vite më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë, informoi se sot ngriti aktakuzë ndaj pesë personave që gjenden në paraburgim: E.R. dhe Sh.K., (madhorë), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin e dhunimit të 11 vjeçares, që ka ndodhur në muajin gusht.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., ngarkohet për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Po ashtu, siç informoi Prokuroria, njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, “Trafikimi me njerëz” dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi”, si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

“Përveç kësaj, ndaj rastit tjetër penal i cili i takon muajit qershor të këtij viti, ju njoftojmë se është në proces të zhvillimit të hetimeve, duke i dhënë prioritet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale.”, informoi Prokuroria.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024