Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurve D.RR, G.S, B.S, F.S, M.S dhe M.R, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale trafikimi me njerëz, shërbime seksuale.
Ata dyshohet se në qershor kanë keqpërdorur seksualisht një 11-vjeçare, e cila dyshohet se një javë më parë është dhunuar seksualisht nga pesë persona të tjerë në Prishtinë, e të cilët po ashtu janë në paraburgim.
Sipas informacioneve nga Prokuroria nga pesë të dyshuarit e kryerjes së aktit, dy janë të mitur, ndërsa akti i dhunimit të saj kishte zgjatur për mbi 7 orë ditën e shtunë të javës së kaluar.
Për shkak të këtij rasti, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqje nga posti.