Dhunë në familje në disa qytete të Kosovës, arrestohen disa persona
Dëgjoje me zë...
Dhunë në familje në disa qytete të Kosovës, arrestohen disa persona
Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme të vendit.
Sipas Policisë, në Prishtinë, dy gra dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull pas një mosmarrëveshjeje. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin.
Në Gllogoc, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar anëtarët e familjes. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Pejë, një person është arrestuar nën dyshimin për dhunë fizike ndaj një gruaje, ndërsa në një rast tjetër janë arrestuar dy persona pas një mosmarrëveshjeje verbale.
Në Gjakovë, një grua është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër grua. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.