Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka organizuar Kuvendin e Rregullt të Punës, ku u diskutua Raporti Vjetor i Punës për vitin 2023, Plani i Punës për vitin 2024, Raporti Financiar, Planifikimi i buxhetit si dhe u paraqitën problemet aktuale me të cilat komiteti i biznesit është duke u ballafaquar, përfshirë këtu edhe infrastruktura ligjore.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi tha se ndershmëria, integriteti, përgjegjësia financiare, rrjetëzimi, partneriteti dhe komunikimi në mënyrë të qartë e efektive me anëtarët do të vazhdojnë të jenë vlerat kryesore të DHTIK.
Krasniqi ritheksoi kërkesat e domosdoshme të ndryshimeve të ligjeve si:
1. Ligji i punës;
2. Ligji për Tregti të Brendshme;
3. Ulja e TVSH në ushqim në 5%;
4. Ulja e TVSH në 6% për akomodim në Hoteleri;
5. Përkrahja me 10% e prodhimeve vendore në blerje në markete;
6. Përkrahje me 10% në eksport për prodhimet që ne i eksportojmë;
7. Përkrahje në rritjen e numrit të të punësuarve dhe krijimi i një oferte reale për investime;
8. Përmirësimi i politikave fiskale si pagesa e TVSH-së në inkasim dhe brenda vendit, e jo në Doganë;
9. Krijimi i produkteve strategjike në bujqësi dhe riorientimi i grandeve dhe subvencioneve si rezultat i kësaj;
10. Krijimi i një strategjie reale të zhvillimit ekonomik, e cila i mungon Qeverisë në orientimin e investimit të bizneseve etj.
Krasniqi poashtu tha se përmirësimin i këtyre ligjeve u mundëson që të punojnë më shumë dhe në mënyrë më të lehtë.
Ndërsa prezantimi i Raportit Financiar të DHTIK është bërë nga Sekretari i Bordit Shyqiri Bytyqi i cili njëkohësisht shfrytëzoj rastin të diskutoi me përfaqësuesit e bizneseve disa nga barrierat të cilat po ju paraqiten me legjislacionin në fuqi, duke vënë theksin veçanërisht tek ndryshimet në Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore.
“Eksperti Ligjor i Dhomës së Tregtisë Prof.Dr. Mazllum Baraliu potencoi se DHTIK me impute nga bizneset ka përcjellë me kohë rekomandimet të cilat është dashur të inkorporohen në Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore. Përgjatë këtij Kuvendi është bërë edhe propozimi për anëtarë të ri të Bordit, ku me shumicë votash pro është miratuar propozimi që Agon Makolli nga biznesi “Rikon” dhe Aida Selimi nga biznesi “Link Insurance”, të jenë pjesë e Bordit të DHTIK”, thuhet nw njoftim.
Me këtë rast përfaqësuesi i biznesit “Vëllezërit e Bashkuar” Faton Hyseni propozoi që në bashkëpunim me bizneset anëtare dhe odat ekonomike të bëhet trusni tek organet kompetente me qëllim të lehtësimit të të bërit biznes në vend.
Ndwrkaq avokati Agron Selimaj nga biznesi “Selimaj Legal Counsalting”, potencoi se sa i përket ligjeve të cilat tashmë janë në fuqi duhet të shohin mënyra të tjera siç janë veprimet gjyqësore.