Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ishte pjesë e “Unstoppable Conference”
Lexohet për: 1 min.
DhtIK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK)me qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi nevojën për qasje dhe mundësi të barabarta të grave dhe burrave në vendimmarrje në të gjithë sektorët dhe veçanërisht atë të biznesit, ishte pjesë e “Unstoppable Conference”.

DhTIK njfton përmes një komunikate se “UnstoppableConference” kishte rreth 60 panelistë dhe mbi 150 pjesëmarrës nga mbi 20 shtete të ndryshme.

“Si DhTIK është gjithmonë kënaqësi të gërshetojmë përvojat me personalitete nga rajoni dhe bota për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe avancimit të biznesit kosovar në tregje rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e DhTIK.

Në këtë konferencë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, është prezantuar nga Drejtoresha Zana Beqiri.

Konferenca “Unstoppable” është organizuar nga Wester Balkans Fund dhe mbështetur nga  Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë dhe Visegrand Fund.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025