Vazhdojnë zjarret në Francë dhe Spanjë, era e fortë përhap flakët, rreth 300 mijë të evakuuar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vazhdojnë zjarret në Francë dhe Spanjë, era e fortë përhap flakët, rreth 300 mijë të evakuuar
zjarri1233
26/07/2026 - 16:18
Linku u kopjua

Zjarrfikësit spanjollë luftuan të dielën me një front të ri zjarresh pranë qytetit bregdetar të Valencias, ku të paktën 15 mijë persona u evakuuan. Spanja ka zhvendosur tashmë dhjetëra mijëra njerëz nga rajonet në perëndim të kryeqytetit Madrid, ku kushtet jashtëzakonisht të thata janë përkeqësuar nga valët e të nxehtit dhe erërat e forta.

Në rajonin e Valencias, ku u regjistrua edhe humbja e parë e jetës, autoritetet vendore deklaruan se po përpiqen të vënë në kontroll flakët, por sipas tyre vatra e re e zjarrit është përtej aftësisë së tyre për ta shuar.

Autoritetet spanjolle urdhëruan gjithashtu evakuime të reja rreth Toledos pranë Madridit, duke e përshkruar situatën si komplekse me erëra të forta që ndikojnë në përhapjen e flakëve.

Në zonat përreth Madridit, aeroplanë zjarrfikës portugezë, italianë dhe të tjerë po ndihmojnë ekipet spanjolle në terren për të vënë situatën nën kontroll. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez beri me dije zjarrfikësit po punojnë për të shpëtuar jetë, ndërsa vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakosshme. Ndërkaq zjarret në Francën jugperëndimore kanë detyruar rreth 250 mijë persona të largohen nga banesat, një nga evakuimet më të mëdha të vendit në kohë paqeje.

“Zjarret që po godasin vendin tonë kanë arritur një nivel që nuk është parë kurrë më parë”- deklroi kryeministri francez Sebastien Lecornu.

“Presim një betejë që do të jetë e gjatë dhe shumë e vështirë”- u tha gazetarëve Ministri i Brendshëm Laurent Nunez.

Forcat e armatosura të Francës janë thirrur për të ndihmuar brigadat e zjarrfikësve të mbingarkuara, ku nga e shtua u përfshi edhe një avion transporti ushtarak, më i madhi në flotën e Francës. Edhe Bashkimi Evropian iu përgjigj dy vendeve pasi aktivizuan mekanizmin e emergjencave civile.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026