Dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare, arrestohen dy persona
Lexohet për: 2 min.
pk foto
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në Gjilan. Raportohet se njëri nga të dyshuarit është regjistruar në mënyrë të kundërligjshme si shtetas i Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Është zbuluar se i dyshuari mashkull me iniciale A. R. viti i lindjes 1978, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në këmbim të regjistrimit të tij si shtetas i Republikës së Kosovës në Komunën e Vitisë, kishte paguar shumën prej 10000,00 (dhjetë mijë euro) përmes një të dyshuari tjetër i cili ndodhet në kërkim policor, me qëllim të regjistrimit të tij në sistemin elektronik të gjendjes civile, duke u pajisur kështu me dokumente personale si: certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim nga ana e të dyshuarit mashkull kosovar me inicialet M. D. viti i lindjes 1962”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njërit nga të dyshuarit i është sekuestruar letërnjoftimi, si dhe anuluar regjistrimi.

Ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë, i cili ka kryer shërbimin e regjistrimit, është iniciuar rasti “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025