Propaganda serbe kundër Kosovës është një proces i vazhdueshëm dhe i organizuar prej shumë vitesh, duke përfshirë lobimin në fushat diplomatike dhe mediatike dhe çdo veprim i Serbisë është në kundërshtim me aleancën veri-atlantike. E për këtë, njohës të fushës së sigurisë thonë se Perëndimi duhet të ndryshojë qasjen ndaj shtetit serb.
Se Serbia nuk e ka ndërmend të ndalë luftën e saj të dezinformimit dhe propagandës karshi Kosovës dëshmojnë deklaratat e përditshme të udhëheqësve serbë, të cilët së fundmi janë shumë të zëshëm në pretendimet e tyre për gjoja “spastrim etnik” në Kosovë.
“Zgjidhja e punëve me kërcënime, spastrimi etnik i serbëve në radhë të parë nga veriu i Kosovës nuk është politikë serioze dhe nuk sjell ndonjë rezultat të mire”, kishte thënë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nga Gjeneva e Zvicrës kur u pyet mbi gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Nën këtë pretendim dezinformoi edhe kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, gjatë një takimi me ambasadoren e Kubës në Beograd.Ndryshe mendon njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, sipas të cilit Kosova ka dështuar të shfrytëzojë partneritetin me aleatët strategjikë, në luftën kundër dezinformimit.
Se fushta e dezinformimit nga ana e Serbisë po vazhdon të zhvillohet në mënyrë të organizuar në fushën diplomatike dhe mediatike, thotë hulumtuesi i lartë në Institutin për studime të luftës hibride Octopus, Gurakuç Kuçi.