Ngrihet aktakuzë ndaj serbit që sulmoi KFOR-in dhe Policinë në Zveçan
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Ngrihet aktakuzë ndaj serbit që sulmoi KFOR-in dhe Policinë në Zveçan
Foto Ilustruese
4 javë më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur të hënën aktakuzë kundër të pandehurit D.D, për shkak të kryerjes së veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.

Sipas aktakuzës i pandehuri më 29 maj 2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim dhe koordinim edhe me të pandehurit të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës, armëve dhe mjeteve tjera të forta, i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale.

“Prokurori Special ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025